Kushtet dhe Termat e Sherbimit.

SuperParty.al

Duke përdorur faqen www.superparty.al, duke shfletuar produktet ose duke kryer porosi, ju pranoni këto Kushte dhe Terma Shërbimi.


Informacion i përgjithshëm

SuperParty.al operon nën emrin tregtar Super Party / Super Lule dhe ofron një shumëllojshmëri produktesh për festa, dekorime ambientesh, dekore me tullumbace, tullumbace me helium, lule natyrale dhe artikuj të tjerë për festa.

Faqja përdoret për:

  • informim mbi produktet
  • kryerje porosish online
  • komunikim me klientët
  • pagesa online për porositë
  • SuperParty.al operon pa TVSH.

Produktet

Produktet që ofrojmë përfshijnë:

  • tullumbace (të fryra me ajër dhe të pafryra)
  • produkte të fryra me helium
  • dekorime feste të përgatitura
  • produkte për dhurata
  • artikuj për festa
  • lule natyrale (buqeta ose kompozime)

Shënim i rëndësishëm:
Ngjyrat, format ose detajet e produkteve mund të kenë ndryshime minimale nga fotot e publikuara, për shkak të ndriçimit, materialit ose prodhuesit.


Produkte me helium

Produktet e fryra me helium:

  • janë produkte të ndjeshme
  • kanë jetëgjatësi të kufizuar
  • ndikohen nga temperatura, lagështia dhe ambienti

SuperParty.al nuk mban përgjegjësi për uljen e volumit ose dëmtimin e produkteve me helium pas dorëzimit. Produktet përgatiten dhe dorëzohen në kohën e duhur, brenda orareve të punës.


Porositë

Porositë online

Pas kryerjes së porosisë:

  • në rast mungese stoku, klienti kontaktohet
  • porosia konfirmohet nga SuperParty.al
  • porosia përpunohet sipas zgjedhjeve të klientit

Konfirmimi i kompozimeve me lule

Pas kryerjes së porosisë:

  • Për kompozimet me lule, ju dërgojmë një foto të produktit të përgatitur përpara dorëzimit, në mënyrë që të shihni pamjen dhe stilin e tij.
  • Pas konfirmimit, porosia vazhdon me dorëzimin.

Porositë përmes komunikimit direkt

Pas pranimit të porosisë:

  • klienti kryen pagesën online sipas vlerës së faturës fiskale
  • porosia përpunohet sipas zgjedhjeve të përcaktuara

Porosia konsiderohet e vlefshme vetëm pasi konfirmohet nga SuperParty.al dhe pagesa është pranuar.

SuperParty.al rezervon të drejtën të refuzojë ose anulojë porosi në rastet e mëposhtme:

  • adresë e pasaktë ose e paplotë
  • mungesë stoku
  • pamundësi teknike ose logjistike
  • gabime evidente në çmime ose përmbajtje

Orari i përgatitjes dhe dorëzimit

Për produktet që përgatiten posaçërisht për klientin, si kompozimet festive, tullumbacet me helium dhe lulet natyrale, përgatitja dhe dorëzimi realizohen gjatë orarit të punës së dyqanit.

Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 08:30 – 20:00
E diel: 08:30 – 13:00

Porositë e kryera jashtë këtij orari përpunohen dhe përgatiten ditën e parë të punës në vijim, brenda orarit të përcaktuar.

Kjo na ndihmon të garantojmë cilësinë, freskinë dhe përgatitjen e duhur të produkteve që kërkojnë kujdes të veçantë.


Çmimet & Pagesat

  • Të gjitha çmimet janë të shfaqura në SuperParty.al
  • Pagesat kryhen online
  • Biznesi operon pa TVSH

Çmimet mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak, por porositë e konfirmuara nuk preken.


Transporti & Dorëzimi

Tiranë

  • Dorëzim për të gjitha produktet e afishuara
  • Dorëzim sipas zonave dhe kushteve të përcaktuara në checkout
  • Klienti zgjedh dorëzim ose tërheqje në dyqan
  • Për produktet që dërgohen me postë në Tiranë, afati i dorëzimit është orientues dhe mund të shkojë deri në 48 orë.
  • Për produktet e përgatitura, dorëzimi realizohet në orarin e përcaktuar gjatë procesit të porosisë.
  • Për arsye logjistike, porositë e përgatitura me sasi të mëdha tullumbacesh me helium ose të fryra, mund të kërkojnë ndarje në më shumë se një dërgesë. SuperParty.al rezervon të drejtën të kontaktojë klientin për konfirmim.

Jashtë Tiranës

  • Dërgohen vetëm produkte të paketuara
  • Nuk dërgohen produkte të fryra ose produkte me helium

Klienti është përgjegjës për:

  • dhënien e adresës së saktë
  • disponueshmërinë në momentin e dorëzimit

Qytetet jashtë Tiranës ku mund të dergojmë me postë janë:

Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Lushnjë, Kavajë, Laç, Lezhë, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Kukës, Peshkopi, Burrel, Rrëshen, Krujë, Peqin, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Patos, Roskovec, Ballsh, Divjakë, Mallakastër, Tepelenë, Delvinë, Himarë, Konispol, Libohovë, Përmet, Ersekë, Bilisht, Maliq, Devoll, Pukë, Fushë-Arrëz, Bajram Curri, Has, Malësi e Madhe, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë, Belsh, Skrapar, Poliçan, Ura Vajgurore, Çorovodë, Kolonjë, Mirditë, Milot, Mamurras, Fushë-Krujë, Orikum, Dhërmi, Ksamil, Borsh

Afati i dorëzimit për dërgesat jashtë Tiranës është orientues dhe mund të shkojë deri ne 72 orë, në varësi të destinacionit dhe sherbimit postar.

Përgjegjësia për produktet kalon te klienti në momentin e dorëzimit.


Anullime & Kthime

Sipas legjislacionit në fuqi, konsumatori ka të drejtë të tërhiqet nga porosia brenda 14 ditëve, vetëm për produkte që nuk janë përdorur dhe që janë në gjendje të paprekur.

Përjashtime të rëndësishme

Për arsye higjiene, sigurie dhe për shkak të mungesës së kontrollit mbi kushtet e ruajtjes pas dorëzimit, SuperParty.al nuk pranon kthime ose anulime për:

  • produkte për festa
  • produkte të personalizuara
  • produkte me helium
  • lule natyrale
  • produkte që përdoren për evente specifike

Kthimet nuk pranohen, edhe në rast se:

  • një pjesë e produkteve nuk është përdorur
  • produktet janë pjesërisht të papërdorura

Pas dorëzimit, produktet dalin nga kontrolli i kushteve të ruajtjes së SuperParty.al dhe nuk mund të rishiten për arsye higjiene dhe sigurie.


Përgjegjësia

SuperParty.al nuk mban përgjegjësi për:

  • përdorim të gabuar të produkteve
  • dëmtime pas dorëzimit
  • vonesa të shkaktuara nga faktorë të jashtëm

Të drejtat e autorit

Të gjitha materialet në këtë faqe (foto, tekste, dizajne) janë pronë e SuperParty.al dhe nuk lejohen të kopjohen, shpërndahen ose përdoren pa leje.


Privatësia

Të dhënat personale të klientëve përdoren vetëm për:

  • përpunimin e porosive
  • komunikim lidhur me shërbimin

SuperParty.al nuk i shpërndan të dhënat personale tek palë të treta.


Ligji i zbatueshëm

Këto Kushte dhe Terma rregullohen dhe interpretohen sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet nga Gjykatat e Tiranës.


Ndryshime të kushteve

SuperParty.al rezervon të drejtën të përditësojë këto Kushte dhe Terma në çdo kohë.
Versioni i publikuar në faqe është gjithmonë versioni në fuqi.


Të dhëna të tregtarit

Emër tregtar: Super Party / Super Lule
NIPT: K82411004G
Adresa: Rruga Bardhyl, ngjitur me Veliaj Petrol, Tiranë, Shqipëri