Shën Valentin

Ide romantike që flasin vetë

Shën Valentini është dita perfekte për të shprehur dashurinë me gjeste të vogla, por të menduara me kujdes. Nuk ka nevojë për gjëra të komplikuara – mjafton një ambient i ngrohtë, disa detaje romantike dhe pak fantazi.

Detajet e vogla janë ato që krijojnë emocion. Qirinjtë e regulluar në formë zemre dhe petalet e trëndafilit i japin ambientit një ndjesi intime dhe shumë personale.

Atmosfera është gjithçka. Zgjidh një ambient të qetë dhe përdor ngjyra klasike të Shën Valentinit: të kuqen, bezhën dhe dritën e ngrohtë. Tullumbacet zemër me helium janë një zgjedhje shumë elegante për ta bërë ambientin festiv dhe romantik.

Lulet janë simbol i përjetshëm i dashurisë. Një trëndafil i vetëm, një buqetë ose një kompozim elegant janë mënyra të bukura për të shprehur ndjenjat pa pasur nevojë për shumë fjalë.

Me disa tullumbace të kuqe zemra, qirinj, petale dhe trendafila të kuq, mund të krijosh një surprizë të thjeshtë, por të paharrueshme.

Te SuperParty.al gjen gjithçka që të nevojitet për ta realizuar lehtësisht këtë ide romantike.